Bota

Më i rrezikshmi pas Escobar, arrestohet trafikanti i drogës në Kolumbi

25 Tetor 2021, 18:21 Nga DOSJA
Më i rrezikshmi pas Escobar, arrestohet trafikanti i drogës në

KOLUMBI – Një nga trafikantët më të mëdhenj të drogës në Kolumbi, Dario Antonio Usuga, i njohur ndryshe si “Otoniel”, është mësuar se ka lidhje gjithashtu me kriminelët ne Ballkan.

”Me qëllimin për ta shtrirë sa më shumë rrjetin e tij të tregtisë së paligjshme të narkotikëve, Otoniel kishte krijuar lidhje ndërkombëtare në Panama, Meksikë, Republikën Domenikane, Belgjikë e Ballkan”, shkruan e përditshmja kolumbiane “Semana”.

Sipas informacioneve nga autoritetet, trafikanti i drogës më i kërkuar në të gjithë vendin ra në duart e forcave ajrore të policisë, në vendstrehimin e tij, që ndodhej në fshatin La Pita të Kolumbisë.

150 policë të inteligjencës së bashku me Ushtrinë Kombëtare Kolumbiane udhëtuan në qytetet e vendosura midis Cerro del Yoki dhe Cerro Azul, ku morën fshehurazi informacione nga burime njerëzore, për kapjen e Otonielit.

“Ka urdhër ekstradimi për këtë kriminel, ne do të punojmë me autoritetet për të ditur të gjithë të vërtetën e pjesës tjetër të krimeve të tij në vend. Ai është abuzues dhe rekrutues i të miturve, vrasës policësh, ushtarësh dhe drejtuesish socialë, tha presidenti Kolumbian, Iván Duque. Kapja e Otoniel, është cilësuar si kapja e trafikantit të drogës më të kërkua në Kolumbi, që nga koha e Pablo Escobar.

Nga ana tjetër ka reaguar edhe Ambasada Amerikane përmes një mesazhi te publikuar në llogarinë e saj në Twitter: Urime Qeverisë së Kolumbisë për kapjen e trafikantit të dhunshëm të drogës Otoniel. Bashkëpunimi i forcave të sigurisë luan një rol themelor në sigurimin e kolumbianëve

(s.b/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota arrestohet otoniel ne kolumbi dario antonio usuga kolumbi otoniel arrestohet otoniel ne kolumbi dario antonio usuga kolumbi otoniel

Sondazh

Poll