Politike

Mungesa e transportit të nxënësve, Kushi: Kemi thirrur mbledhje nesër

25 Tetor 2021, 18:03 Nga DOSJA
Mungesa e transportit të nxënësve, Kushi: Kemi thirrur mbledhje

TIRANË- Ministrja e Arsimit Evis Kushi i është përgjigjur deputetit demokrat Kreshnik Çollaku në lidhje me mungesën e transportit në shkolla. Teksa ka folur në Kuvend, Kushi ka thënë se ditën e nesërme ka thirrur një takim me të gjithë kryetarët e Bashkive në Tiranë, për të folur në lidhje me këtë temë. Çollaku në fjalën e tij përmendi mungesën e transportit në Baldushk si dhe në Zall Herr, për të cilat, Ministrja tha se problemi do të elminohet së shpejti në të gjitha shkollat.

“Doja t’i falënderoj deputetët që ngrenë shqetësimin e transportit dhe të pamundësisë që kanë për fat të keq disa nxënës në zona të ndryshme të Shqipërisë, sidomos zona periferike, për të shkuar në shkollë. Edhe për ne është një shqetësim shumë i madh dhe iu siguroj që ne e kemi ndjeshmërinë maksimale dhe po merremi me këtë çështje. Madje nesër në orën 11 ne kemi organizuar një takim me të gjithë kryebashkiakët këtu në Tiranë, ku një ndër pikat që do të trajtojmë është pikërisht transporti i nxënësve”, është shprehur ministrja Kushi.

LAJMI KRYESOR: VD-LIVE/ Mblidhet Kuvendi i Shqipërisë

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike evis kushi kreshnik çollaku seance plenare 25 tetor 2021 evis kushi kreshnik çollaku seance plenare 25 tetor 2021

Sondazh

Poll