Politike

Vettingu i Politikanëve, Baçi kritika Bashës: A u morën parasysh propozimet tona

25 Tetor 2021, 18:16 Nga DOSJA
Vettingu i Politikanëve, Baçi kritika Bashës: A u

TIRANË- Deputeti Luan Baçi gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së ka kritikuar Lulzim Bashën në lidhje me propozimet për Vettingun në Politikë. Baçi ka thënë se në mbledhjen e kaluar të grupit parlamentar, atyre u është dhënë një letër e bardhë për të firmosur në lidhje me propozimet si grup parlamentar, dhe se vetëm sa u njohen me draftin paraprak. Sipas tij, drafti u depozitua në Kuvend, por atyre nuk u është komunikuar nëse janë marrë parasysh propozimet dhe mendimet e deputetëve.

Në mbledhjen e kaluar, na u dha një letër e bardhë, për të firmosur, për propozimet tona si grup parlamentar, për tre çështje të rëndësishme, që duhet bashkpunimi me mazhorancën, për ti miratuar! Kërkuam të njiheshim me draftin paraprak, të hartuar nga ekspertet tanë të pa krahasueshëm dhe na i dërguat. Por pas kësaj asgjë më tepër, u depozituan në kuvend draft propozimet dhe nuk dimë gjë, se a u mor parasysh ndonjë gjë nga propozimet dhe mendimet që u dhanë më pas?

Mirë do ishte që ne të kishim draftin përfundimtar të depozituar, atë që u dorëzua pas plotësimeve dhe normale do të ishte që të diskutohej përsëri mbi të pas propozimit përfundimtar! Në draftë i kushtohej shumë pak rëndësi, reformës teritoriale, që është shumë e rëndësishme për ne, dhe shumë e kontestueshme kjo që kemi, pasi të gjithë e kemi pranuar se është bërë vetëm për të shërbyer interesa politike të PS dhe vetëm nga ata! Po kështu reforma zgjedhore, e bërë përsëri vetëm nga Edi Rama, për interesa të tij dhe Partisë së tij! Në draft kishte shumë pak trajtim për këto dy çështje shumë të rëndësishme, që janë jetike për opozitën!

Ndërsa i kushtohet rëndësi e veçantë ‘vettingut të politikanëve’, që apsolutisht është shumë e rëndësishme, por duket se kjo bëhet si për të trembur, nuk e di se kë nga politikanët! E di që trajtimi i kësaj çështje është shumë delikate, shpesh herë bëhet në mënyre djallëzore, propozohen gjëra që nuk realizohen, dhe që nuk dëshirohen edhe nga vet ata që i propozojnë dhe duhet ti votojnë, gjithmonë për të bërë shoë!

E di që kushdo që konteston sado pak mënyrën se si trajtohet ky problem, menjëherë anatemohet se ka frikë, dhe konsiderohet i përlyer, kështu që na duhet të heshtim! Sa për dijeni se kam fare problem vettingun personalisht, dhe këtë besoj tani e dimë. Prandaj do tju lutesha mos ta interpretonit se kam interesa personale, në kontestimin tim, por është dukshëm jo e duhura që propozohet,” ka thënë Baçi.

LAJM KRYESOR: PD depoziton nesër në Kuvend projektligjin për TVSH-në

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike luan baci pd mbledh grupin 25 tetor 2021 luan baci pd mbledh grupin 25 tetor 2021

Sondazh

Poll