Politike

Kriza energjetike, ministrja Balluku përplaset me demokratët në Komision

25 Tetor 2021, 13:53 Nga DOSJA
Kriza energjetike, ministrja Balluku përplaset me demokratët në

TIRANË– Është miratuar në Komisionin e veprimtarisë Prodhuese projektligji që i hap rrugën marrjes së eurobondit 500-700 milionë euro në fillim të muajit nëntor. Në Komision, administratori i OSHEE, Adrian Çela dhe ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku kanë prezantuar sot në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, situatën që ndodhen kaskadën e Drinit, ku është në nivele kritike.

Gjatë Komisionit, administratori Çela dhe ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku kanë prezantuar projektligjin, duke folur edhe për nivelin e ujit në Kaskadën e Drinit. Deputeti demokrat Helidon Bushati vuri në dyshim nivelin e ujit në kaskadë të deklaruar nga Balluku, duke deklaruar se do të marrë në telefon persona përgjegjës që monitorojnë këtë kaskadë.

Por, pas fjalës së Bushatit ka reaguar Balluku, e cila ironizoi deputetin demokrat, ndërsa tha se nuk mund të marrësh rojën në telefon këtë gjë dhe se të dhënat ajo i ka para vetës dhe po i raporton në komision.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

VD-‘Shtylla druri në Librazhd’/ Balluku-Gështenjës: Mos e thuaj më, janë prej borës

VD-Roja t’i thotë këto?/Balluku përplaset me deputetin Bushati për kaskadën e Drinit

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike adrian cela belinda balluku komisioni per veprimtarine prodhuese adrian cela belinda balluku komisioni per veprimtarine prodhuese

Sondazh

Poll