Politike

VD-Roja t’i thotë këto?/Balluku përplaset me deputetin Bushati për kaskadën e Drinit

25 Tetor 2021, 11:21 Nga DOSJA
VD-Roja t’i thotë këto?/Balluku përplaset me deputetin

TIRANË– Ministrja e Energjisë dhe Infrastukturës, Belinda Balluku është përplasur me deputetin e qarkut të Shkodrës, Helidon Bushatin lidhur me menaxhimin e prurjeve të kaskadës së Drinit për përballimin e krizës energjitike.

Në fjalën e tij, gjatë pjesëmarrjes në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Bushati hodhi akuza ndaj ministres Balluku, duke bërë që kjo e fundit të replikonte menjëherë. Si kundërpërgjigje, Balluku i ka kërkuar që të bazohet tek shifrat zyrtare të Kaskadës dhe jo tek informacionet që siguron deputeti demokrat.


“Të dhënat e orës 10. Mos u fut tek niveli, mos merr rojen tek dera në Koman të lutem. Mos merr çunat atje. Unë i referohem shifrave. Nuk ka nivel normal, ka nivel teknik. Nuk e di kush t’i thotë këto histori. Nëse Komani ka 100 m2 në sekondë. Ne nuk prodhojmë. Po siç qenka kjo. E di pse qeshëm. The kemi shitur në korrik, i dashur…O Helidon!,”-tha Belinda Balluku.

LAJMI KRYESOR: Kriza energjetike, ministrja Balluku përplaset me demokratët në Komision

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike belinda balluku helidon bushati kaskada e drinit komisioni per veprimtarine prodhuese belinda balluku helidon bushati kaskada e drinit komisioni per veprimtarine prodhuese

Sondazh

Poll