Aktualitet

VD- Plas me ofendime te “Ekonomia”, Shalsi e ‘qorton’, Shehi e pret keq: Legen!

25 Tetor 2021, 10:49 Nga DOSJA
VD- Plas me ofendime te “Ekonomia”, Shalsi e ‘qorton’,

TIRANË– Debat në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave lidhur me marrjen e “Eurobondit” nga qeveria shqiptare. Deputeti Dashamir Shehu fillimisht ka bërë kritika lidhur me dokumentacionin e ofruar nga qeveria, ndërsa ka kërkuar që çështja e borxhit të merret më me shumë seriozitet. Pasi debati në sallë ka përfunduar, një ndërhyrje ka ardhur edhe nga ish-kreu i KLSH-së, Bujar Leskaj, i cili ka kërkuar më shumë respekt për përvojën e Shehit. Pikërisht në këtë moment ky i fundit ka “shpërthyer”, duke mos i kursyer edhe ofendimet ndaj kryetarit të Komisionit, Eduard Shalsit.


Debati në Komisionin e Ekonomisë:

Shehi: Pse me këtë relacion me një faqe do të merret borxh? Pse është kaq sukses për të marrë borxh? Jemi sëmurë po nuk e kemi se varrim do na bëjnë me arkivol të mirë. Po marrim akoma borxh pra. Unë e quaj pozitive se kemi borxh mbi borxh. Ç’ka ka për t’u mburrrur? Për kështu temash, që do ia lëmë fëmijëve tanë ia vlen për një diskutim më serioz.

Shalsi: Thatë sa borxh kemi…I kemi treguar ato. Ka një ueb me të dhëna. Të dëgjova se nuk e di kush po tallet. Po të jap përgjigje. Ka të dhëna dhe në gjykojmë për të parë situatën reale. Janë disa të vërteta që janë aty. Një sekondë ta mbarojë, ç’e keni këtë zakon. Doni serioze, kërkoni informacion shtesë. Serioziteti fillon me kërkesat që ne kemi. 

Bujar Leskaj: Kisha një kërkesë për ju si kryetar dhe ju, ne dhe ju duhet të vlerësojmë më tepër, edhe ministrja, vlerësimet e zotit Shehi, bazuar në përvojën e tij. Nuk kemi që të kalojmë në situata që mund të kalojnë në debate shterpë. Të drejtën morale e kam…

Eduard Shalsi: Nuk besoj se as Shehi dhe asnjë deputet nuk ka nevojë për avokati në këtë komision. Për mua është e rëndësishme që edhe kur të mos biem dakord nuk duhet të biem në mënyrë të papëlqyeshme. Shpreh bindjen që komisioni do të vijojë me profesionalizëm. Nëse dikush do të bëjë ironi, do të qeshë, do të marrë një fjalë nga personi tjetër, atëherë natyrisht…Mua nuk më shqetësojnë debatet, as shpotitë ndonjëherë apo tjetër përsa kohë nuk janë dashakeqëse. Duhet të mësohemi me debatin dhe pikëpamjet e kundërta.

Dashamir Shehi: Po jua kursej kolegëve këtë muhabetin, pasi është e kotë ky moralizimi. Këtu nuk je kryetar i frontit, ne për gjestet tona të pahijshme mbajmë përgjegjësi personale. Unë zonjën e njoh që fëmijë nuk kam ndërmend as ta ofendoj dhe as ta poshtëroj. Ky është një budallallëk i kotë, unë mund të qesh edhe kur flet ti. Unë jam 64-vjeç. Kam 30 vite në parlament. Kaq, mos e bëj më. Legen! Po më jep ti leksion mua për edukatën? Turp o burrë. Më tregon mua qeshe, qave.

Eduard Shalsi: Nuk paske kuptuar gjë fare. Po fare. Fare.

Bujar Leskaj: Nuk kam ndërmend të bëjë avokatin e asnjërit këtu përveç të qytetarëve. Zoti Shehi nuk ka nevojë për avokatinë time, ishte një sugjerim miqësor, nuk ka nevojë për atë koment.

Eduard Shalsi: Në rregull, në rregull, e mbyllim për sot.

LAJMI KRYESOR: 700 mln euro, Ibrahimaj: Në interesin tonë të marrim një borxh më të madh këtë vit

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike dashamir shehi eduart shalsi komisioni i ekonomise dashamir shehi eduart shalsi komisioni i ekonomise

Sondazh

Poll