Aktualitet

1 mln euro pë linjat urbane nga buxheti i 2022, Veliaj: TVSH-ja do të rimbursohet

25 Tetor 2021, 12:32 Nga DOSJA
1 mln euro pë linjat urbane nga buxheti i 2022, Veliaj: TVSH-ja do të

TIRANË– Veliaj po mban një takim me përfaqësuesit e transportit publik. Ata u shprehën se problemet që kanë po i çojnë në mosfunksionimin e transportit dhe kërkojnë rimbursim të biletës njëpërdorimshe. Veliaj tha gjatë takimit se ka diskutuar me kryeministrin Rama për marrjen e disa vendimeve mbi këtë çështje. Ai njoftoi se TVSH-ja e sektorit të transportit nuk do të hiqet, por do të rimbursohet.

“Kam diskutuar me Ramën, do marrim disa vendime. Do të bëjmë rimbursim akcize, jo heqje akcize. Ndryshimet do të bëhen me buxhetin e ri. Do të rimbursojmë TVSH-në për sektorin tuaj. Ju duhet të bëni transparencë. Sa mjete keni, çfarë distancash dhe kryeni. Do të bëhen kompensime për kategoritë sociale. Sa njerëz të kësaj kategorie janë. Të bien dakord ku dhe si do të shiten biletat,” tha Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës premtoi 1 milion euro nga buxheti i 2022 për linjat urbane.

(i.d.Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet erion veliaj transporti publik urbanet erion veliaj transporti publik urbanet

Sondazh

Poll