Aktualitet

Ekzekutimi në Fier, Hoxha: Sapo nisi zinxhiri i vrasjeve! Lidhja e mbesës në histori

25 Tetor 2021, 12:39 Nga DOSJA
Ekzekutimi në Fier, Hoxha: Sapo nisi zinxhiri i vrasjeve! Lidhja e

TIRANË– Mbrëmjen e së shtunës u ekzekutua me armë zjarri në Fier biznesmeni Demir Backa, i cili deri më tani nuk rezulton si person me precedentë penalë.

Gazetari Artan Hoxha i ftuar në “ABC LIVE” u shpreh se ende nuk ka një pistë konkrete për hetuesit, megjithatë “zhbiriloi” të kaluarën e biznesmenit. Dy ngjarje të rëndësishme, që përfshijnë një person të rrezikshëm, që duket se kanë më shumë gjasa që të jenë bërë shkak për vrasjen e tij.

“Kemi dy ngjarje të mëparshme që janë përmendur pjesëtarë të këtij fisi, njëra është me një çift që është dhunuar në Seman, atëherë është thënë që i gjetën disa barinj, i lidhën dhe dhunuan, përdhunuan. Rezulton që djali që u kap në atë rast është fëmija i një personazhi të njohur në Fier, biznesmen, person me precedent. Është kërkuar disa herë ekstradimi nuk është bërë i mundur. Nuk është personazh i lehtë. Besoj se kjo ngjarje ka pasur një lloj negociate që të mos shkonin te përplasja me armë. Ngjarja tjetër ka të bëjë me një histori, preteksi banal, djali i një personazhi të fuqishëm në Fier. I dyshuar dhe përfshirë në përgjime sa herë më ka dalë, ndërtues shumë i fuqishëm në Tiranë, me lidhje të forta me qeveritë, e djeshme dhe sotme dhe merr gati 80% të tendera, po është shumë herët. Djali i tij ka pasur një konflikt ka dhunuar mbesën e Backës, mbrapa biznesmeni i ka shkuar në lokalin e Backës, është dhunuar çarmatosur aty. Me këtë rrahje është mbyllur ajo histori. Dhe nuk ka pasur as konflikt dhe as atentat,”- tha Hoxha.

57-vjeçari, ndonëse nuk ndërroi jetë në vend, nuk mundi t’i mbijetojë mbi 15 plumbave në drejtim të tij dhe humbi jetën rrugës për spital. Backa, është vëllai i ish-anëtarit të bandës së Fierit Medi Backa, i njohur si Buc Backa, i vrarë në 1997-ën, bashkë me 23 persona të tjerë, në masakrën e Levanit.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha vritet demir backa artan hoxha vritet demir backa

Sondazh

Poll