Aktualitet

Shtyhet gjyqi për Enkelejda Hoxhën e 9 të pandehurit

25 Tetor 2021, 13:44 Nga DOSJA
Shtyhet gjyqi për Enkelejda Hoxhën e 9 të pandehurit

TIRANË– Gjyqi ndaj ish-gjyqtares së Krujës, Enkelejda Hoxha dhe nëntë të pandehurve të tjerë është shtyrë. Mësohet se seanca gjyqësore ishte planifikuar të mbahej sot, por pritet të mbahet më datë 2 nëntor në orën 15:00. Shkak për shtyrjen e seancës gjyqsore është bërë mungesa e të pandehures Manuela Mallkuci.

Ish-gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha dhe 9 të pandehur të tjerë kanë kërkuar gjykim të shkurtuar në seancën paraprake. Hoxha u arrestua pas një hetimi të SPAK pasi dyshohet se ka abuzuar me detyrën duke mundësuar lirimin nga burgu të shumë emrave të njohur të botës së krimit.

Hoxha u vu në pranga paraditen e 11 shkurtit bashkë me 9 persona të tjerë, në kuadër të një operacioni të mirëorganizuar nga SPAK, pasi ishte vënë në përgjim prej muajsh. Pikërisht më 11 shkurt, Hoxha, me skemën e përgatitur me ndihmën e bashkëpunëtorëve të saj, do të lironte të dënuarin për vrasje, Saimir Petani.

Gjyqtarja Enkelejda Hoxha akuzohet se ka marrë shuma nga 6 mijë deri në 12 mijë euro në këmbim të lirimit të të dënuarve për vrasje. Në skemë u zbulua edhe mjeku kardiolog Edvin Prifti pasi nga përgjimet rezultoi se kishte marrë ryshfet për të operuar në QSUT nënën e sekretares së gjykatës, Manuela Mallkuçi, por më vonë ai u la i lirë.

(f.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet gjyqtarja enkelejda hoxha enkelejda hoxha arrestohet gjyqtarja enkelejda hoxha enkelejda hoxha

Sondazh

Poll