Aktualitet

Situata me COVID/ Italia mbyll kufinjtë me Shqipërinë. Vendimi në fuqi nga nesër…

25 Tetor 2021, 10:34 Nga DOSJA
Situata me COVID/ Italia mbyll kufinjtë me Shqipërinë. Vendimi

ITALI- Edhe pse numri i infeksioneve është ulur, qeveria italiane ka vendosur të zgjasë kufizimet për për personat që duan të hyjnë në vend. Medait italiane shkruajnë se sipas urdhërit të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë turistët nga shumica e vendeve europiane, nuk do të mund të hyjnë në Itali, të paktën deri më 15 dhjetor të këtij viti. Shqipëria është gjithashtu në listën e vendve me të cilët Italia ka mbyllur edhe një herë kufinjtë. Me vendimin që pritet të hyjë në fuqi nga nesër, mësohet se udhëtimi nga vendi ynë drejt Italisë dhe e personave që kanë udhëtuar gjatë 14 ditëve të fundit në Shqipëri do të bëhet vetëm për motive pune, shëndeti, studimi, urgjencë absolute apo rikthim në banesën e rezidencës. Përjashtim është bërë vetëm për qytetarët e Izraelit, të cilët mund të udhëtojnë drejt italisë nëse paraqesin Green Pass-in ose tamponin negatic për Covid.

Dokumentacioni i nevojshëm që do të kërkohet për të udhëtuar drejt Italisë:

a) prezantimi i “Passenger Locator Form” në format dixhital ose në kopje fizike https://app.euplf.eu/
b) prezantimi i testit me rezultat negativ molekular ose antigjenik, të kryer 72 orë përpara udhëtimit;
c) qytetarët i nënshtrohen izolimit në mirëbesim prej 10 ditësh në adresën e deklaruar në “Passenger Locator Form”;
d) i nënshtrohen testit molekular ose antigjeni, në përfundim të izolimit.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet itali koronavirusi ne shqiperi masat anti-covid itali koronavirusi ne shqiperi masat anti-covid

Sondazh

Poll