Aktualitet

Avioni në Vermosh kishte kanabis, ra nga mbingarkesa, identifikohen dy shqiptarët

25 Tetor 2021, 13:00 Nga DOSJA
Avioni në Vermosh kishte kanabis, ra nga mbingarkesa, identifikohen dy

SHKODËR– Avioni që u rrëzua mesditën e katër tetorit në zonën e Kelmendit në Vermosh të Shkodrës transportonte kanabis. Tre javë pas rrëzimit të tij është zbuluar se shkak i rrëzimit të avionit që u braktis nga dy udhëtarët në Vermosh është bërë sasia e madhe e drogës që po transportonte, gjë që ka sjellë dhe rrëzimin e tij.

Nga ana tjetër shenjat e gishtërinjve dhe gjurmët e ADN-së kanë zbuluar identitetet e dy personave që ndodheshin në avion. Mësohet se të dy janë shqiptarë dhe për momentin janë nën vëzhgim nga policia, por emrat e tyre nuk janë bërë ende publikë.

Gjithashtu po punonet për të identifikuar personat që ndihmuan dy shqiptarët të largoheshin pas rrëzimit të avionit. Siç u raportua edhe më herët ishte një person me fuoristradë të bardhë që mori dy udhëtarët e aksidentuar e u largua bashkë me ta e drogën në drejtim të Malit të Zi.

Avioni u rrëzua mëngjesin e 4 tetorit shumë pak metra larg kufirit që ndan Shqipërinë me Malin e Zi. Banorët e zonës treguan për mediat se personat që ndodheshin në avion nuk i kishin lënë të afroheshin pranë tyre.

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet malesi e madhe rrezohet avioni ne vermosh shkoder vermosh malesi e madhe rrezohet avioni ne vermosh shkoder vermosh

Sondazh

Poll