Politike

PS mbledh Kryesinë/ Balla: Të qetë me opozitën! Nesër paraqesim projekt-buxhetin

25 Tetor 2021, 09:17 Nga DOSJA
PS mbledh Kryesinë/ Balla: Të qetë me opozitën! Nesër

TIRANË– Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka zhvilluar një takim me Kryesinë në ambientet e Kuvendit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se një ndër porositë e dhëna në mbledhje ka qenë që diskutimet me opozitën në komisionet parlamentare të zhvillohen me tone të qeta. Balla ka kërkuar që socialistët të mos kenë përplasje me kolegët e tyre.

Po ashtu në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së u bë me dije se ditën e nesërme, në Konferencën e Kryetarëve, do të paraqitet projekt-buxheti. Ndërsa brenda javës do të nisë edhe shqyrtimi i propozimit për zgjatjen e mandateve të institucioneve që bëjnë Vettingun në Drejtësi.

Këshilli i Ministrave miratoi më 22 tetor projekt-buxhetin për vitin 2022, që pritet t’i prezantohet Kuvendit e ku parashikohet një rritje rrogash për disa sektore si edhe një rritje e ndihmës ekonomike për të gjitha familjet në nevojë. Por edhe vitin që vjen nuk ka ndryshime për pensionet.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike kryesia e ps ps taulant balla zgjatja e afatit per vettingun kryesia e ps ps taulant balla zgjatja e afatit per vettingun

Sondazh

Poll