Politike

Financimi i terrorrizmit, Shqipëria në Listën Gri me Afrikën, Azinë dhe Turqinë

25 Tetor 2021, 11:14 Nga DOSJA
Financimi i terrorrizmit, Shqipëria në Listën Gri me

TURQI- Shqipëria, e cila bën pjesë në listën gri të pastrimit të parave që nga Shkurti i 2020, tashmë nuk është më i vetmi vend europian i saj, pasi së fundmi Task Forca Financiare (FATF) ka shtuar dhe Turqinë.

Një raport i Moneyval i publikuar në fund të vitit 2018, u ka bërë thirrje autoriteteve shqiptare të shtojnë përpjekjet në ndjekjen e pastruesve të parave dhe konfiskimin e aseteve të tyre, të lidhura me aktivitete që gjenerojnë të ardhura të konsiderueshme dhe në trajtimin e rreziqeve terroriste të financimit të lidhura me to.

Sipas mediave të huaja, vendimi vjen disa ditë pasi presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, kërkoi bashkëpunimin e Nigerisë me vendin e tij në luftën kundër terrorizmit, mbikëqyrësi global i financave, Task Forca e Veprimit Financiar (FATF), ka shtuar Turqinë në ‘listën gri’ për dështimin e saj në përpjekjen e pamjaftueshme për të luftuar pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit.

FATF është një mekanizëm i përhershëm i Këshillit të Europës që ka detyrën të vlerësojë zbatimin e standardeve në luftën kundër pastrimit të parave dhe krimit të organizuar. Në këtë listë përfshihen juridiksionet që kanë mangësi strategjike në parandalimin e pastrimit të parave dhe krimit të organizuar dhe rrezik të lartë si dhe janë nën monitorim të shtuar.

Juridiksionet nën monitorim të shtuar punojnë në mënyrë aktive me FATF për të adresuar mangësitë strategjike në regjimet e tyre për të luftuar pastrimin e parave, financimin e terrorizmit. Kur FATF vendos një juridiksion nën monitorim të shtuar, kjo do të thotë se vendi është angazhuar të zgjidhë me shpejtësi mangësitë e identifikuara strategjike brenda afateve të pranuara dhe i nënshtrohet një monitorimi të shtuar. Kjo listë shpesh referohet si ‘lista gri’, thuhet në njoftimin zyrtar.

FATF, është një organ ndërqeveritar, mbikëqyrësi global i pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, i cili përcakton standardet ndërkombëtare që synojnë parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. FATF ndihmon autoritetet të ndjekin paratë e kriminelëve që merren me drogë të paligjshme, trafikim njerëzor dhe krime të tjera. Ai gjithashtu punon për të ndaluar financimin për armët e shkatërrimit në masë.

Përveç Shqipërisë, Turqisë, Malit dhe Jordanisë,  në listën gri me 22 përfshihen Barbados, Burkina Faso, Kamboxhia, Ishujt Kajman, Haiti, Xhamajka, Malta, Maroku, Mianmari dhe Nikaragua, Pakistani, Panamaja, Filipinet, Senegali, Sudani i Jugut, Siria, Turqia, Uganda, Jemeni dhe Zimbabve.

(d.a/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike marcus pleyer rexhep taip erdogan task forca e veprimit financiar marcus pleyer rexhep taip erdogan task forca e veprimit financiar

Sondazh

Poll