Politike

OSHEE kredi 70 mln € nga BERZH, Adrian Çela: Deri më 1 janar 2022, çmimi nuk preket!

25 Tetor 2021, 13:32 Nga DOSJA
OSHEE kredi 70 mln € nga BERZH, Adrian Çela: Deri më 1 janar

TIRANË– Komisioni për Politikën e Jashtme, e cila ka vetëm përgjegjësinë për dhënie mendimi, ka miratuar vetëm më votat e anëtarëve të maxhorancës projektligjin marrjen e kredisë prej 70 mln eurove nga OSHEE. Opozita abstenoi në votim, përveç deputetit Tritan Shehu, i cili vendosi që të votonte kundër.

Gjatë prezantimit të projektligjit për marrjen e 70 mln euro kredi nga administratori i OSHEE, Adrian Çela tha se deri më 1 janar 2022 nuk do të ketë rritje të tarifës së energjisë elektrike.

“Deri më datë 1 janar tarifa nuk do të preket. Më pas më datë 1 janar enti rregullator do të paraqesë propozimin. Aktualisht nuk është aplikuar për asnjë rritje tarife. Tregu i liberalizuar ka filluar më shumë se vite përpara. Më 1 janar pjesa tjetër që janë të lidhur me tension të mesëm do dalin në treg të lirë. Theksoj se ka përfunduar platforma mes OST dhe OSHEE. Shtoj edhe njëherë se rritje tarifash për 1 milion abonentë që furnizohen nga OSHEE nuk do ketë. Ne krahasimet i kemi bërë me veten. Shqiptarët e kanë harruar atë periudhë kur iknin dritat. Ka ende për t’u bërë por përmirësimet janë të dukshme”, tha Çela.

Ndërkohë që gjatë diskutimeve në Komision, nuk kanë munguar edhe përplasjet e Çelës me deputetët demokratë, të cilët nuk i kanë kursyer as kritikat.

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes do të marrë 70 milionë euro kredi nga BERZH, për të financuar pasojat negative që ka shkaktuar pandemia COVID-19. Kjo hua do të merret me garanci të qeverisë shqiptare.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

VD-Votoi kundër kredisë/ Shehu përplaset me Kodhelin, socialistja:Mos e trash zërin

VD-‘Pse mungon arkëtimi ndaj ujësjellësit?’/Çela: Kemi dështuar! S’kemi arritur që..

VD-Kredia në BERZH për OSHEE/ Alizoti ndërhyn, Çela:S’kam ardhur të ndërpritet fjala

(k.m.dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike adrian cela komisioni per berzh 25 tetor 2021 adrian cela komisioni per berzh 25 tetor 2021

Sondazh

Poll