Politike

VD-Kredia në BERZH për OSHEE/ Alizoti ndërhyn, Çela:S’kam ardhur të ndërpritet fjala

25 Tetor 2021, 08:20 Nga DOSJA
VD-Kredia në BERZH për OSHEE/ Alizoti ndërhyn,

TIRANË– Administratori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, Ardian Çela ëshët përplasur me deputetët e opozitës në Komisionin e Politikës së Jashtme, ku edhe u diskutua për projekt-ligjin e huasë nga BERZH. Me ndërhyrjet e deputetëve Kreshnik Çollaku dhe Tomor Alizoti, iu përgjigj vetë Çela, duke shtuar se OSHEE është ‘rregulluar’ gjithmonë me paratë e veta duke ndërprerë investime. 


PJESË NGA KOMISIONI:

Çollaku: Si ka mundësi taksat shtohen dhe cilësia bie?

Kodheli: Çmimi nuk është rritur dhe kemi të gjithë dritë në shtëpi.

Çela: Nuk e di ku është rritur çmimi. Nuk është aplikuar për asnjë rritje tarife. Mrekulli…? Ne flasim vetëm për fakte. Fakti është që shqiptarët e kanë harruar periudhën që fikeshin dritat. Por ka edhe disa zona…

*ndërhyn Alizoti

Çela: Po nuk kam ardhur këtu që të më ndërpritet fjala. Në 4 vitet e fundit, OSHEE ka përballuar krizën e thatësirës. Na është dashur që të ndërpresim investimet, jemi impaktuart me 200 mln euro, e nuk kemi trokitur në derën e qeverisë për të marrë borxh.

Kodheli: Të gjithë stacionet dakordësoni me pushtetin lokal se nuk respektohet disatanca nga qendrat e banimit. Sjellim pasoja kancero-gjene. Ushtroni presion tek pushteti lokal që të ketë mirërakordim që jepni për çdo leje. Asnjë nuk e ka idenë për të qëndruar me stacionet e nënstacionet. Ky ishte komenti im.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike ardian cela borxhi i berzh komisioni per berzh 25 tetor 2021 ardian cela borxhi i berzh komisioni per berzh 25 tetor 2021

Sondazh

Poll