Politike

Meta kalon fundjavën me blegtorin e ri: Të ndalojmë shpopullimin

24 Tetor 2021, 16:01 Nga DOSJA
Meta kalon fundjavën me blegtorin e ri: Të ndalojmë shpopullimin

SKRAPAR– Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta ka kaluar një fundjavë në Skrapar, ku ka vizituar Kanionet e Osumit.

Gjatë kësaj vizite ai është ndalur në Bregun e Zabërzanit dhe ka takuar një nga blegtorët vendas. Meta ka ndarë disa foto në Facebook dhe ka vënë në dukje moshën e re të blegtorit. Ai ka thënë se mbështetja ndaj tyre nuk duhet të mungojë për të shmangur më pas shpopullimin por edhe pakësimin e blegtorisë në vend.

“Me Juli Liçollarin, në Bregun e Zabërzanit, një nga blegtorët e rinj të cilët duhen mbështetur më shumë, në mënyrë që të ndalojmë shpopullimin, por edhe pakësimin e blegtorisë në këto treva të mrekullueshme”, shkruan Ilir Meta në Facebook.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike berat ilir meta kanionet e osumit kanionet e skraparit berat ilir meta kanionet e osumit kanionet e skraparit

Sondazh

Poll