Politike

Apeli i Ramës për BE, Basha nxjerr shifrat e korrupsionit: Renditemi me Afganistanin

25 Tetor 2021, 09:39 Nga DOSJA
Apeli i Ramës për BE, Basha nxjerr shifrat e korrupsionit: Renditemi

TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike,  Lulzim Basha ka publikuar disa grafikë që sipas tij pasqyrojnë raportin e World Justice Poject, Bankës Botërore si dhe BERZH-it sa i përket ryshfetit, korrupsionit dhe sundimit të ligjit. Këto të fundit i ka shpërndarë të bashkangjitura me një editorial që kryeministri Edi Rama ka publikuar sot në “Politico.eu”

Albania ranking according to the World Justice Project as well as WB and EBRD:
?Rule of Law: Between Kazakhstan and Afghanistan
?Corruption Index: Between Egypt and Zambia
?Level of Bribery: Between Zambia and Morocco
Determination is needed to confront corrupt WB autocrats. https://t.co/pyNv4NQDxf pic.twitter.com/Ji80ploN77

— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) October 25, 2021

“Renditja e Shqipërisë sipas Projektit të Drejtësisë Botërore si dhe BB dhe BERZH: Sundimi Ligjit: Midis Kazakistanit dhe Afganistanit; Indeksi i Korrupsionit: Midis Egjiptit dhe Zambisë; Niveli i Ryshfetit: Midis Zambisë dhe Marokut Përcaktimi është i nevojshëm për t’u përballur me autokratët e korruptuar të BB,”- shkruan Basha.

Ndërkohë që në shkrimin e tij, Rama shprehte ambicien dhe suksesin e Shqipërisë drejt integrimit në BE, duke kërkuar më shumë investime në rajon në rast se nuk ka mundësi për integrim.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama editoriali i rames korrupsioni ne shqiperi lulzim basha edi rama editoriali i rames korrupsioni ne shqiperi lulzim basha

Sondazh

Poll