Politike

“Meta është bishë politike”, Ralf Gjoni: Më vjen të qesh me ju, hajde Parlament hajde

13 Qershor 2019, 09:52 Nga DOSJA
“Meta është bishë politike”, Ralf Gjoni: Më vjen

TIRANË- Deputeti Ralf Gjoni ka mbajtur një fjalë në Kuvend ku shkaktoi shumë të qeshura me deputetëve.

Në fjalën e tij ai tha se Meta është bishë politike dhe nuk mund ta shkarkojnë. Ai tha se PS është partia e whattsapp-i pasi marrin urdhrat me mesazhe.

Sot po diskutojmë këtu për shkarkimin e Presidentit dhe ju nuk jeni këtu në Kuvend, o ju partia e whattsapp-it. Ku është Edi Rama. Hajde parlament hajde. Më vjen të qesh (qesh) me këtë teatër që po bëni këtu (qesh sërish). Doni të shkarkoni ju Ilir Metën si President. Ju e votuat atë në rresht me whatsapp, me urdhër. Por ju e votuat sepse donit që ta hiqnit nga politika, ta dergjnit aty në Presidencë që ngjan më shumë se një azil pleqsh. Po Ilir Meta është bishë politike more, nuk e hiqni dot jo”, tha Gjoni.

Ditën e sotme, 5 orë debat në Kuvendin e Shqipërisë për dekretin e anulimit të zgjedhjeve nga Meta. Socialistët janë shfaqur të tërhequr nga kërkesa e tyre për shkarkim. Njëzëri ata deklaruan se presidenti ka shkelur Kushtetutën, por duhet të reflektojë. Rama i kujtoi mëkatet Metës dhe i kërkoi të reflektojë. Opozita e re, në mbështetje të qeverisë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike debati për shkarkimin e metës ps shkarkon met ralf gjoni seanca plenare 13 qershor 2019 debati për shkarkimin e metës ps shkarkon met ralf gjoni seanca plenare 13 qershor 2019

Sondazh

Poll