Politike

‘Celula për të vrarë politikanët’, Ralf Gjoni plas “bombën”: Më 30 qershor ka atentate

13 Qershor 2019, 09:53 Nga DOSJA
‘Celula për të vrarë politikanët’, Ralf Gjoni

TIRANË- Deputeti i ardhur në Parlament nga listat e LSI, Ralf Gjoni ka lëshuar një deklaratë të fortë për 30 qershorin. Gjoni tha se ka informacione se po përgatiten atentate ndaj politikanëve.

Deputeti tha se informacionet janë marrë nga një gazetar, i cili i ka thënë se në 30 qershor, opozita ka përgatitur atentate ndaj kandidatëve.

“Në korridore përflitet për atentate ndaj politikanëve. Po përgatiten celula me snajpera për të vrarë. Më tha një gazetar ata kanë snajpera do t’ju vrasin të gjithëve. Duhet të mblidhet komisioni i Sigurisë Kombëtare. Se çfarë informacioni ka për destabilitet në 30 qershor.”-tha Gjoni.

Ditën e sotme, 5 orë debat në Kuvendin e Shqipërisë për dekretin e anulimit të zgjedhjeve nga Meta. Socialistët janë shfaqur të tërhequr nga kërkesa e tyre për shkarkim.

Njëzëri ata deklaruan se presidenti ka shkelur Kushtetutën, por duhet të reflektojë. Rama i kujtoi mëkatet Metës dhe i kërkoi të reflektojë. Opozita e re, në mbështetje të qeverisë.

(F.g & a.s/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike atentate ne 30 qershor ralf gjoni seanca plenare 13 qershor 2019 zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 atentate ne 30 qershor ralf gjoni seanca plenare 13 qershor 2019 zgjedhjet lokale 30 qershor 2019

Sondazh

Poll