Politike

Berisha “non grata”, Nard Ndoka: Nuk i prish punë, e ka vizituar disa herë SHBA-në

23 Tetor 2021, 21:23 Nga DOSJA
Berisha “non grata”, Nard Ndoka: Nuk i prish punë, e ka

TIRANË- Kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka tha se ish-kryeministrit Sali Berisha nuk i prishet asnjë punë për faktin se është “non grata” nga SHBA-të.

Sipas Ndokës, ish-lideri historik i PD-së ka qenë disa herë atje për ta vizituar dhe nuk ka nevojë të shkojë më. Ndoka ka theksuar se përderisa nuk ka sot një vendim të gjyqësorit, çdo njeri nuk mund të pengohet në aktivitetin e tij politik.

“Zoti Berisha është një politikan, deputet i Kuvendit të Shqipërisë, është lideri historik i një partie politike, nëse ai ka probleme që nuk lejohet të hyjë në SHBA besoj që nuk i prish ndonjë punë të madhe për t’a vizituar për faktin se ka qenë disa herë atje, në qoftë se ka probleme ligjore, legale SPAK-u është produkt i SHBA-ve ajo dosje mund të vijë dhe të gjykohet, kur drejtësia të flas heshtim të gjithë ne, heshtin edhe militantët. Përderisa ne nuk kemi sot një vendim të gjyqësorit besoj që çdo njeri nuk mund të pengohet në aktivitetin e tij politik,”-tha Ndoka.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike nard ndoka sali berisha sali berisha non grata nard ndoka sali berisha sali berisha non grata

Sondazh

Poll