Politike

Gjendja kriminale në vend/ Salianji: Krimi nuk ka frikë, është ortak me qeverinë

24 Tetor 2021, 11:33 Nga DOSJA
Gjendja kriminale në vend/ Salianji: Krimi nuk ka frikë,

TIRANË– Partia Demokratike, përmes deputetit Ervin Salianjit ka reaguar pas vrasjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në Fier dhe grabitjes në Nikël. Salianji thotë se gjendja e rendit publik po degradon çdo ditë e më shumë në Shqipëri pasi asnjeri nuk ndihet më i mbrojtur. Salianji shton se tmerri i ndodhur në Krujë dhe vrasja në Fier i vendosin kujën gjithçkaje që i ndodh familjeve të biznesmenëve në vend. Ai thotë se qeveria nuk është e aftë që të mbrojë jetën, pronën dhe rendin.

POSTIMI:

Për fat të keq gjëndja e rendit publik degradon çdo ditë e më shumë! Askush nuk ndihet i sigurt për familjen, biznesin, fëmijët. Vrasjjet e tipit mafioz si ajo në mes të qytetit nëFier janë shtuar, tmerri i ngjarjes së Krujës vendos kujën për gjithçka i ka ndodhur familjes së një biznesmeni, tregon mungesë e çdo lloj frike nga shteti!Qeveria i përdor keta llumra në zgjedhje dhe ata sot ndihen zotër të vendit që mund te prodhojne gjithçka përtej imagjinatës! Qeveria jo vetëm është e paaftë të mbrojë jetën, pronën dhe rendin por reagimet e saj janë të vobekta duke i kaluar ngjarjet si normalitet Qeveria duhet te mbaje pergjegjesi, krahas pasigurise social-ekonomike, shqiptaret sot nuk kanë as siguri publike!

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike ervin salianji ervin salianji

Sondazh

Poll