Politike

Basha me të rinjtë e Partisë Austriake: Dhe pse opozitë, do bëjmë gjithçka…

24 Tetor 2021, 07:13 Nga DOSJA

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka pritur ditën e sotme në selinë e PD, të rinjtë e Partisë Popullore Austriake. Basha shprehet se ka pasur kënaqësinë që është takuar me të rinjtë e partisë simotër të Partisë Demokratike.

Kryedemokrati zbulon se gjatë takimit ka folur edhe për zhvillimin e rinisë shqiptare dhe perspektivën e Shqipërisë për t’u integruar në BE. Basha tha se integrimi në BE do u jap më shumë shanse të rinjve shqiptarë, njësoj si bashkëmoshatarët e tyre europianë.

MESAZHI I BASHËS:

Pata kënaqësinë të takohem me të rinjtë dhe të rejat e ÖVP, Partisë Popullore Austriake, simotrën e Partisë Demokratike.Ndava me ta vizionin e Partisë Demokratike për Shqipërinë dhe veçanërisht të rinjtë që janë shpirti dhe forca e kësaj partie. Theksova prioritetin kryesor të PD-së, që është anëtarësimi i Shqipërisë në BE, për t’u dhënë edhe të rinjve tanë shanse dhe mundësi të barabarta me bashkëmoshatarët e tyre europianë. Edhe pse në opozitë, ne do të bëjmë gjithçka për të rinjtë që sot fatkeqësisht shohin emigrimin si të vetmen zgjidhje. Jam krenar për të rinjtë shqiptarë që me aftësi dhe mençuri, shkëlqejnë në universitetet më të mira në botë, ndaj detyra për të cilën mbetem thellësisht i angazhuar, është të bëjmë gjithçka për t’i dhënë mundësinë kujtdo që dëshiron të arsimohet dhe të këtë mundësi të përparojë në jetë. Me mbështetjen e miqve dhe partnerëve tanë, do t’u mundësojmë të rejave dhe të rinjve, të jetësojnë potencialin e tyre të jashtëzakonshëm, e së bashku të ndërtojmë Shqipërinë Europiane

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike lulzim basha te rinjte e partise austrake lulzim basha te rinjte e partise austrake

Sondazh

Poll