Atentati në Fier dhe grabitja në Krujë, presidenti Meta-Policisë: Merrni masa!
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka kërkuar nga Policia e Shtetit dhe drejtësia që të zbardhin ngjarjet më të fundit kriminale që kanë ndodhur gjatë ditë...
BRITANI– Sapo ka ikur mesdita në veri të Londrës dhe Selamet Mehmetaj pi një kola-kola teksa tregon me qetësi se si funksionon tregtia e tij shumë milionëshe e kanabisit të fuqishëm.
Artikulli është publikuar nga prestigjozja DailyMail, e cila me anë të filmimeve ka zbuluar sesi funksionon tregtia e drogës sipas të riut shqiptar. Baroni i drogës, Mercedes-Benz-i i të cilit kushton 50,000 paund pa targa të përparme është i parkuar aty pranë. Ai ka rënë dakord të takojë klientë të rinj të mundshëm pasi ata e kontaktuan atë përmes faqes anonime në Instagram që reklamon biznesin e tij.
I shqetësuar nga klientët e tjerë dhe këmbësorët kalimtarë në qendrën e qytetit Wood Green, 28-vjeçari nga Tropoja shpjegon se si çdo muaj ai furnizon tregtarët në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar me 2,500 bimë kanabis me fuqi të lartë dhe mbledh sytha për ta shitur.
Dhe ai e bën shumë të qartë se çfarë ndodh me ata që guxojnë ta tradhëtojnë atë, duke u mburrur në fakt se si i preu dy gishtat një klienti që nuk e paguante dhe i mori paratë e tij para se t’i priste një këmbë.
I riu i etiketuar si ‘Djalli’, po grumbullon miliona nga biznesi i tij i shitjes me shumicë të drogës. Në faqen e tij në Instagram të titulluar ‘Gjaku shqiptar’, Mehmetaj ka treguar fabrikat e tij të kanabisit dhe ka postuar video për të nxjerrë në pah llojet e disponueshme, duke inkurajuar klientët e rinj të kontaktojnë. Instagram e mbylli faqen pasi u kontaktua nga Daily Mail. Por ndërsa faqja ishte ende e hapur, gazetarët e fshehtë të Mail-it të paraqitur si klientë kontaktuan përmes aplikacionit të mediave sociale.
Mehmetaj i ka takuar pranë shtëpisë së tij në Palmers Green. Gjatë takimit ai u mburr se ju shmang akuzës për armë zjarri, pavarësisht se policia kishte gjetur një armë ruse që e kishte futur kontrabandë nga Shqipëria dhe e kishte fshehur në makinën e tij, duke thënë se avokati i tij kishte përgatitur një histori duke pretenduar se arma nuk ishte e tij.
Qeshi ndërsa përshkruante se si policia humbi një sasi kokaine, kanabis dhe plumba kur ata bastisën banesën e tij me pesë dhoma gjumi, sepse nuk arritën të kontrollonin një dhomë.
Mehmetaj shpjegoi se si çdo muaj ai rrit deri në 2500 bimë kanabis, të cilat ai i quan ‘foshnjat’ e tij, ku ai tha se shet çdo bimë për 10-15 paund në tufa deri në 300 paund dhe kuti me kanabis të korrur për kilogram. Sipas Mehmetajt, biznesi i bën atij miliona në vit, por kur shiten nga tregtarët, bimët do të vlejnë dhjetëra apo edhe qindra miliona paund.
“Kam njerëz që marrin çdo muaj nga unë për magazinat e tyre.”-tha ai.
Pasi klientët e kontaktuan atë përmes Albanian Blood, ai mori numrat e tyre dhe më pas organizoi takime personalisht, gjë që është ‘më e sigurt’ sesa dërgimi i mesazheve në internet. Ai tha se nëse dikush thyen besimin e tij ‘është shumë keq’ dhe në një paralajmërim të fshehtë, përshkroi trajtimin e tij ndaj një klienti që nuk paguante.
(d.a/dosja.al)
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka kërkuar nga Policia e Shtetit dhe drejtësia që të zbardhin ngjarjet më të fundit kriminale që kanë ndodhur gjatë ditë...
ITALI– Një 26-vjeçar rumun është arrestuar për tentativë vrasje në Torino, pasi plagosi rëndë një 32-vjeçar shqiptar në orën 5 të mëngjesit....
TIRANË– Dosja.al iu sjell lajmet kryesore të mediave në vend këtë fillim jave, më 25 tetor 2021. Ndër lajmet kryesore në Dosja.al është vrasja e Demi...
TIRANË– Shkrimtarja, Helena Kadare ka dhënë një mesazh ndërgjegjësues në lidhje me vaksinimin kundër Covid-19. Në mesazhin e publikuar nga ministrja ...
DURRËS- Finalizohet operacioni “Pritësi”, ku janë prangosur 4 persona dhe një tjetër është proceduar penalisht. Në pranga kanë përfunduar shtetas sirianë d...
ITALI– Një 40-vjeçar është prangosur nga Policia e Shtetit për llogari të autoriteteve italianë. Blerim Troca, fshihej prej 10 vitesh në Shijak, po...
GREQI– Babis Anagnostopoulos ishte i fiksuar pas një gruaje të martuar! Kjo është konfirmuar nga miku i tij i punës gjatë emisionit “Dritë në tunel”, duke...
TIRANË– Vijon ndërprerja e energjisë elektrike në Tiranë. Përmes një njoftimi zyrtar, Operatori i Shpërndarjes së Eenergjisë Elektrike ka bërë me dij...
ITALI– “E pamundur të rri në një shtëpi me gruan time. Më mirë në burg,”-kështu është shprehur shqiptari që ka lënë me gojë hapur autoritetet italia...
TIRANË– Pamjet e mëposhtme tregojnë edhe njëherë që humaniteti ende ekziston! Një qytetare nga Kosova ka rrëfyer episodin që ka dëshmuar vetë pranë z...