Aktualitet

EPIKE! Shqiptari dorëzohet vetë në Polici: E pamundur të rri me gruan, më mirë burgu

25 Tetor 2021, 06:45 Nga DOSJA
EPIKE! Shqiptari dorëzohet vetë në Polici: E pamundur të rri

ITALI“E pamundur të rri në një shtëpi me gruan time. Më mirë në burg,”-kështu është shprehur shqiptari që ka lënë me gojë hapur autoritetet italianë.

Mbrëmjen e të shtunës, një shqiptar, i cili ishte vendosur në masën e sigurisë “arrest shtëpie” në Guidonia Montecelio ka shkuar vetë në Komisariatin e Policisë.

30-vjeçari u shpreh se nuk ishte më në gjendje të përballonte bashkëjetesën e detyruar me gruan e tij dhe për këtë arsye, i acaruar nga situata, preferoi të dilte nga banesa për në burg. Sipas tij, e kishte më për mbarë që ta vuante dënimin pas hekurave.
Duke menduar se bëhej fjalë për ndonjë shaka, efektivët nuk e morën parasysh kërkesën e tij, pork ur verifikuan emrin e vendosën pas hekurave të burgut. Larg të shoqes…

Marrë nga Roma.Republicca.it

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet shqiptari ne itali shqiptari ne itali

Sondazh

Poll