Aktualitet

Helena Kadare bën thirrje për vaksinim: Shpëtuam nga kjo murtajë falë vaksinës

25 Tetor 2021, 07:27 Nga DOSJA
Helena Kadare bën thirrje për vaksinim: Shpëtuam nga kjo

TIRANË– Shkrimtarja, Helena Kadare ka dhënë një mesazh ndërgjegjësues në lidhje me vaksinimin kundër Covid-19. Në mesazhin e publikuar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ajo u bën thirrje të rinjve të vaksinohen. Kadare thotë se e ka të pamundur të kuptojë logjikën pas refuzimit të vaksinimit. Ajo shprehet se ky veprim është njëlloj si ti thuash jetës “jo”.

“Tërë jetën time kam qenë në krah të mendimit të të rinjve, edhe kur ai ka qenë ekstravagant apo në kundërshtim me logjikën “e pastër”. Sepse sido që të jetë ai, mendimi i rinisë, në të gjitha rastet është më i përparuari, është i lirë, i hapur, kurajoz. Për herë të parë në jetën time të gjatë, gjithmonë pro tyre, mendimi im po bie ndesh me ta. ështe vaksina kunder covidit që na ndan. Ne, të rriturit, i shpëtuam kësaj murtaje në sajë të vaksinës. Por, në një bilanc të shkurtër, cfare na duhet neve jeta pa nipërit e mbesat tona? Sepse tani vala po godet ata. E kam të pamundur t’i gjej logjikën refuzimit të vaksinës prej tyre. është njesoj si t’i thuash Jetës jo, në favor të mosqenies! Kaq e thjeshtë”, shkruan Helena Kadare.

(i.d.Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet covid-19 helena kadare ogerta manasitrliu vaksinimi covid-19 helena kadare ogerta manasitrliu vaksinimi

Sondazh

Poll