Aktualitet

PAMJET: I dhunoi nënën! Rumuni bën për spital shqiptarin, e nxjerr zvarrë nga klubi

25 Tetor 2021, 07:42 Nga DOSJA
PAMJET: I dhunoi nënën! Rumuni bën për spital shqiptarin, e

ITALI– Një 26-vjeçar rumun është arrestuar për tentativë vrasje në Torino, pasi plagosi rëndë një 32-vjeçar shqiptar në orën 5 të mëngjesit. I gjithë sherri nisi në “Tranquila Club”, ku nëna e të arrestuarit kishte refuzuar që t’i jepte pije shqiptarit, i cili nisi që të ushtronte dhunë ndaj saj.

Në gjendje të dehur, fillimisht shqiptari nisi që të shante dhe të ofendonte gruan, e më pas po e qëllonte me sendet që gjente rreth vetes. Këtu ndërhyn djali i gruas, i cili me merr shqiptarin prej rrobash dhe e nxjerr jashtë klubit të natës duke e rrahur si mos më keq.

“Klienti im mbrojti gjënë më me vlerë që është nëna e tij nga dhuna e paparë e një klienti,”-kështu deklaroi avokati Giuseppe Fiore, avokati i Alexandru Cristea, rumunit të arrestuar. Ndërkohë që mediat italiane kanë publikuar të plotë videon e përplasjes jashtë klubit.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet rrihet shqiptari ne itali rrihet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll