Aktualitet

I martuar me Caroline, por i fiksuar me tjetër! Miku i Babis e pohon: E donte!

25 Tetor 2021, 07:02 Nga DOSJA
I martuar me Caroline, por i fiksuar me tjetër! Miku i Babis e pohon: E

GREQI– Babis Anagnostopoulos ishte i fiksuar pas një gruaje të martuar! Kjo është konfirmuar nga miku i tij i punës gjatë emisionit “Dritë në tunel”, duke treguar më shumë për pilotin. Miku i tij rrëfeu se vrasësi i bashkëshortes së tij 20-vjeçare, Caroline Crouch ishte i bindur tek dashuria për të, e se ajo do të divorcohej nga bashkëshorti i saj për të.

“Babisi më kishte thënë se ‘Unë e dua atë dhe ajo më do mua gjithashtu. Ajo ka probleme dhe nuk po kalon mirë në martesën’. Dhe unë i thashë: ‘Babis, nëse do mendimin tim, të gjitha këto janë gënjeshtra. Kjo vajzë, gjithçka që dëshiron nga ti është të kalojë mirë. Ai besonte se do të ndahej dhe do të ishte bashkë me të. Por para se të martohej me Caroline, më pas duhet të ketë pasur marrëdhënie paralele,”-tha ai.

Më tej, miku i 33-vjeçari rrëfeu se piloti e kishte bërë me shumë nxitim martesën me Crouch, madje nuk kishte njoftuar askënd, duke shkuar larg në Portugali.

“Gjithçka i ndodhi Caroline krejt papritur, sikur me nxitim. Ai u martua me të në Portugali. Pse ta bëni pa informuar askënd? Askush nuk dinte asgjë. Ne na bëjnë një test me psikiatrin G.N.A. në Qendrën e Mjekësisë së Aviacionit por pas 5 vitesh, ai mund të jetë çmendur. Unë mendoj se dy njerëz të papjekur u bashkuan në një martesë, me një fëmijë dhe nuk ia dolën dot me presionin. Megjithatë nuk e prisnim,”-shtoi ai.

Vetëm pak ditë më parë, në Greqi doli një grua, e cila pretendonte se piloti e përndiqte, por i burgosuri mohoi gjithçka nëpërmjet avokatit të tij nga qelia. (Shiko këtu)

Marrë nga Tovima

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore rajoni babis anagnostopoulos vrasja ne glyka nera babis anagnostopoulos vrasja ne glyka nera

Sondazh

Poll