Aktualitet

Tentuan të kalojnë kufirin me viza false gjermane, pranga 4 persona në Durrës

25 Tetor 2021, 06:32 Nga DOSJA
Tentuan të kalojnë kufirin me viza false gjermane, pranga 4 persona

DURRËS- Finalizohet operacioni “Pritësi”, ku janë prangosur 4 persona dhe një tjetër është proceduar penalisht. Në pranga kanë përfunduar shtetas sirianë dhe palestinezë, të cilët ishin pajisur me dokumente falso gjermane dhe po tentonin të kalonin kufirin shqiptar. Mes të prangosurve është edhe një shtetas gjerman, që dyshohet se po i ndihmonte emigrantët e paligjshëm, ndërsa në hetim është vetëm një grua 37-vjeçare, e identifikuar me inicialet R.F.

NJOFTIMI I PLOTË:

Port, Durrës

Finalizohet operacioni policor i koduar “Pritësi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kalimit të paligjshëm të kufirit dhe falsifikimit të dokumenteve. Operacioni i zhvilluar nga Policia Kufitare në Portin e Durrësit, në bashkëpunim me strukturat e DVP Durrës. Arrestohen në flagrancë 4 shtetas, procedohet penalisht 1 tjetër. Sekuestrohen viza turistike të dyshuara të falsifikuara.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të falsifikimit të dokumenteve dhe të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, si rezultat dhe i masave të shtuara, shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Durrësit, në bashkëpunim me strukturat e DVP Durrës, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Pritësi”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

A. H., shtetas gjerman, për veprat penale “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave apo i vizave”; A. A., 58 vjeç, shtetas palestinez, M. H., 33 vjeç, M. K., 46 vjeç, shtetas sirian, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave apo i vizave”. Gjithashtu u procedua penalisht shtetasja R. F., 37 vjeçe, shtetase siriane, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave apo i vizave”.

Këta shtetas kanë tentuar të kalojnë kufirin duke përdorur viza turistike gjermane të dyshuara të falsifikuara, me anë të ndihmës së shtetasit A. H., në Pikën e Kalimit Kufitar Porti i Durrësit, në dalje të territorit të Republikës së Shqipërisë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet operacioni pritësi policia e shtetit operacioni pritësi policia e shtetit

Sondazh

Poll