Aktualitet

I shumëkërkuar në Itali, arrestohet Blerim Troca, fshihej prej 10 vitesh në Shijak

25 Tetor 2021, 07:14 Nga DOSJA
I shumëkërkuar në Itali, arrestohet Blerim Troca, fshihej prej 10

ITALI– Një 40-vjeçar është prangosur nga Policia e Shtetit për llogari të autoriteteve italianë. Blerim Troca, fshihej prej 10 vitesh në Shijak, por ishte dënuar në Itali me 8 vite burg pasi ishte shpallur fajtor për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura”.

NJOFTIMI I PLOTË:

Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë. Arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 40-vjeçari i dënuar me 8 vjet burg për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, në bashkëpunim me strukturat e DVP Durrës, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacionit me Interpol Tirana, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin drejtë Italisë, të shtetasit:

Blerim (Bekim) Troca, 40 vjeç, banues në Shijak, Durrës. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Santa Maria Capua, Itali, e ka dënuar me 8 vjet burgim për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura”. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejtë Italisë.

(k.m.dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet blerim troca blerim troca

Sondazh

Poll