Aktualitet

Atentati në Fier dhe grabitja në Krujë, presidenti Meta-Policisë: Merrni masa!

25 Tetor 2021, 08:03 Nga DOSJA
Atentati në Fier dhe grabitja në Krujë, presidenti

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka kërkuar nga Policia e Shtetit dhe drejtësia që të zbardhin ngjarjet më të fundit kriminale që kanë ndodhur gjatë ditëve të fundit në Shqipëri. Pas atentatit ndaj biznesmenit Demir Backa dhe grabitjes së Nazmi Çangut në Nikël, Meta ka publikuar një mesazh për strukturat e zbatimit të ligjit, duke kërkuar arrestimin e autorëve.

Dënoj me forcë aktet tepër të rënda kriminale të ditëve të fundit, vrasjen e biznesmenit Backa në qendër të Fierit, si dhe grabitjen dhe torturimin e biznesmenit Çangu në Nikël të Krujës. Këto ngjarje, që kanë tronditur thellë opinionin publik, përbëjnë një kërcënim serioz për rendin, sigurinë e jetës dhe pronës së qytetarëve, por edhe për zhvillimet ekonomike dhe sociale të vendit. I bëj thirrje Policisë së Shtetit, Prokurorisë, Shërbimit Informativ të Shtetit, si dhe të gjithë institucioneve të tjera ligjzbatuese në vend, të forcojnë bashkëpunimin për arrestimin e menjëhershëm të autorëve me rrezikshmëri të lartë dhe vënien e tyre para drejtësisë, por edhe për të marrë të gjitha masat efektive për të parandaluar ngjarje të tilla të rënda dhe tronditëse kriminale,”-shkruan kreu i shtetit.

Të shtunën, brenda makinës së tij u vra biznesmeni 57-vjeçar nga Fieri, Demir Backa, ndërsa në orët e para të mëngjesit të të dielës u grabit sipërmarrësi Çangu, të cilit i morën më shumë se 120 mijë euro. 

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike dhunohet nazmi cangu ilir meta vritet demir backa dhunohet nazmi cangu ilir meta vritet demir backa

Sondazh

Poll