Sport

Thatësi në ‘Le Classique’/ Marseille-PSG prodhon tension, por nuk ka gola

24 Tetor 2021, 21:16 Nga DOSJA
Thatësi në ‘Le Classique’/ Marseille-PSG prodhon tension,

FRANCË– Nuk ka fitues në klasiken e futbollit francez mes Marseille dhe PSG. Takimi përfundoi me shifrat 0-0, por ishin dy gola të anuluar nga sistemi VAR për pozicion jashtë loje. As prania në fushë e Messit nuk ndihmoi skuadrën e Pochettinos ta fitonte takimin, me argjentinasin që mbeti në hije.

E tundi rrjetën fillimisht Perez në minutën e 14′ për PSG, por në ndërtimin e aksionit sistemi VAR evidentoi pozicion jashtë loje dhe vetëm shtatë minuta më vonë, të njëjtin fat pati edhe finalizimi i Milik.

Fati ishte me vendasit në minutën e 57-të, kur pas ndërhyrjes së sistemit VAR ndërhyrja e gabuar e Hakimit u konsiderua për karton të kuq, si lojtar i fundit.

Megjithatë, në minutat në vazhdim vendësit u kujdesën më shumë për të mos rrezikuar në mbrojtje sesa për të shënuar. Të dyja skuadrat ndanë nga një pikë, duke i lënë ndoshta të gjithë të kënaqur, edhe tifozët në Velodrome.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll