Sport

Frikë si me rastin e Polonisë, zyrtarë të UEFA-s zbarkojnë në derbin e kryeqytetit

24 Tetor 2021, 15:25 Nga DOSJA
Frikë si me rastin e Polonisë, zyrtarë të UEFA-s

TIRANË-Kryeqyteti hesht në pritje të derbit. Nuk ka rëndësi nëse luan për mbijetesë, për kampion, apo sa pikë i ndajnë dy skuadrat: ajo që tifozët nuk falin është humbja në derbi. Si gjithnjë, do të luhet edhe në shkallët e stadiumit: Fanatics e Guerrlis do të bëjnë betejën e tyre ironike e ofensive, megjithatë duhet të bëjnë kujdes, sepse inspektorë të UEFA-s do të ndjekin nga afër ndeshjen për të parë masat e sigurisë por edhe sjelljen e tifozëve.

Gjithcka lidhet me finalen e Conference League që është vendosur të luhet në Arenën kombëtre më datë 25 maj të 2022-shit. Ngjarjet që ndodhën në takimin mes Shqipërisë dhe Polonisë ka bërë që UEFA të lëvizë dhe të monitorojë nga afër situatën në një ndeshje me ngarkesë psikologjike dhe emocionale.

Edhe pse vitet kanë kaluar, duke shërbyer vetëm për të shtuar dozën e adrenalinës, rivalitetit, por që mes Partizanit e Tiranës nuk ka shkuar kurrë përtej sportivitetit, andaj FSHF ka njoftuar dy klubet dhe u është njoftuar se janë nën monitorim dhe tifozët këtë herë duhet të sillen në mënyrë shembullore, për të mos rrezikuar finalen e Conference League.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport partizani tirana uefa partizani tirana uefa

Sondazh

Poll