Sport

Real Madrid fiton “El Clasicon” dhe kalon krizën te Barcelona

24 Tetor 2021, 16:23 Nga DOSJA
Real Madrid fiton “El Clasicon” dhe kalon krizën te Barcelona

SPANJË-Real Madrid fiton 1-2 “El Clasicon” dhe largon krizën që kishte trokitur pas humbjes me Espanyolin dhe barazimit me Villarealin.Një sukses shumë i rëndësishëm përballë rivalit të përjetshëm, që “saldon” pozicionin e madrilenëve.Kjo supersfidë e zhvilluar në “Camp Nou”, nisi me spektakël kur në minutën e 32′ Alaba do të shënonte pas një topi të dhënë nga Rodrygo.

 

Në pjesën e dytë , trajneri Koeman hodhi në fushë Coutinhon,Agueron dhe Luuk de Jong duke bërë një skuadër sulmuese, por hapësirat boshe bën që madrilenët të luanin me kundërsulme, ashtu siç ishte edhe rasti i golit të dytë ku Lucas Vazquez shënoi të dytin, falë edhe gabimit të Garcia-s që hezitoi të largonte topin në zonë.

Vetëm disa sekonda nga përfundimi i takimit, Aguero shënoi për Barcelonën, por që vlejti thjesht për statistikë, pasi Real Madrid del me tre pikë, ndërkohë që Barcelona humbet terren në klasfikim pasi aktualisht mban vendin e 8-të në kuotën e 15 pikëve.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport barcelona real madrid barcelona real madrid

Sondazh

Poll