Sport

Roma ndalon vrullin e Napolit, por skuadra e Spalletit nuk mundet

24 Tetor 2021, 18:42 Nga DOSJA
Roma ndalon vrullin e Napolit, por skuadra e Spalletit nuk mundet

ITALI-Nuk ka fitues në takimin Roma-Napoli. Në “Olimpico” 90 minutat përfundojnë me shifrat 0-0.Napoli mbetet i pamposhtur, edhe pse do donte ta kishte vijuar serinë e fitore në Serie A. Sigurisht që kundër Romës së Mourinho pritej të ishte një ndeshje e vështirë dhe kështu rezultoi, edhe pse miqtë e mbajtën më shumë topin dhe kishin iniciativën.

Pjesa e parë nuk prodhoi raste. Vetëm një goditje jashtë e Tammy Abraham mund të mbahet mend. Pas një ore lojë Osimhen kishte një mundësi të mirë, por topi u ndal nga shtylla pingule dhe Napoli nuk mund të festonte.

Mbrojtësi Mancini kishte mundësinë më të mirë të shënimit për Romën, por gjuajtja e tij me kokë përfundoi jashtë. Në fund Osimhen realizoi, por ishte pozicion jashtë loje dhe kështu gjithçka mbaroi në barazim 0-0.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll