Sport

Dzeko nuk mjafton për Interin, penalltia e Dybala-s shpëton nderin e Juventusit

24 Tetor 2021, 21:02 Nga DOSJA
Dzeko nuk mjafton për Interin, penalltia e Dybala-s shpëton nderin e

ITALI- Nuk ka fitues në derbin e Italisë. Takimi Inter-Juventus ka përfunduar me shifrat 1-1, përballje e vlefshme për javën 9-të të Serie A. Një pjesë e parë dominuar nga zikaltrit të cilët në minutën e 17′ shënuan me Edin Dzekon.

Inter e mbrojti me fanatizëm rezultatin, ndërsa në pjesën e dytë Juventus u hodh e gjitha në sulm me Allegrin, që futi në lojë Chiesan dhe Dybalan. Inter u tërhoq shpejt, ndërsa Juventusit i shpëtoi VAR pas kontaktit të Dumfries me Alex Sandron.

m

Trajneri Inzaghi u tërbua dhe u ndëshkua me karton të kuq, ndërsa Dybala nuk fali nga pika e bardhë dhe me golin e tij shpëtoi Juventusin nga humbja. Një barazim që nuk i bën punë Interit që sheh kreun 7 pikë larg.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport inter juventus inter juventus

Sondazh

Poll