Sport

“Old Trafford” tempulli i preferuar i Salah, egjiptiani duel në distancë me Ronaldon

24 Tetor 2021, 15:00 Nga DOSJA
“Old Trafford” tempulli i preferuar i Salah, egjiptiani duel në

ANGLI-Në “Old Trafford”, duke filluar në orën 17:30 luhet derbi i Anglisë mes Manchester United dhe Liverpool. Në këtë superduel do të ketë edhe një sfidë brenda sfidës dhe do të jetë ajo mes dy prej sulmuesve më të mirë në qarkullim për momentin, Cristiano Ronaldo dhe Mohamed Salah. Viti 2021 ka qenë fantastik për sulmuesin egjiptian që ka kujtime të mira në “teatrin e ëndrrave”.

Salah shënoi dy herë në raundin e katërt të FA Cup, por nuk ishte në gjendje të frymëzonte skuadrën e tij që humbi 3-2. Në muajin maj, Salah ishte protagonist i fitores 4-2 në kampionat, e para fitore për Jurgen Klopp në “Old Trafford”.Aventura me Liverpool-in në këto vite do të thotë se çfarëdo deklarate që thuhet se është lojtari më i mirë në botë është sigurisht i merituar.

“Unë nuk dua të them se jam i kënaqur me këto lloj krahasimesh,” tha Salah për kanalin televiziv egjiptian ON E në vitin 2018. “Secili prej tyre ka 10 apo 11 vite në nivele të larta.Më duhet të ruaj nivelet e mia të performancës për shumë sezone. Shpresoj se mund ta bëj këtë. Ata janë lojtarë të mëdhenj dhe shpresoj që të jem i lumtur me këto krahasime.”

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport liverpool manchester united salah liverpool manchester united salah

Sondazh

Poll