Sport

Kukësi i shkakton humbjen e parë Vllaznisë, blutë konfirmohen mes pretendentëve

24 Tetor 2021, 14:22 Nga DOSJA
Kukësi i shkakton humbjen e parë Vllaznisë, blutë

RROGOZHINË– Në javën e 6-të të Kategorisë Superiore, skuadra e Kukësit i shkakton humbjen e parë Vllaznisë me shifrat 2-0. Takimi zhvilluar në “Egnatia Arena” të Rrogozhinës foli për verilindorët që zhvilluan një 90 minutësh me ritëm dhe ide.

Një supergol i Shqipërim Taipit në minutë e 29’dhe një tjetër me fat i Ndrecës pak minuta nga përfundimi i takimit, u dhanë tre pikët verilindorëve, që ngjiten kështu në kuotën e 11 pikëve.

Krahas humbjes, Vllaznia del jo pak e dëmtuar, pasi nuk do të ketë shërbimet e kapitenit Gurishta për ndeshjen e ardhshme ndaj Tiranës, por edhe mesfushorin Mustedanagic, të dy të pezulluar.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport kukesi vllaznia kukesi vllaznia

Sondazh

Poll