Sport

Verona argëtohet, Simeone turpëron Lazion me një poker “ulëritës”

24 Tetor 2021, 15:39 Nga DOSJA
Verona argëtohet, Simeone turpëron Lazion me një poker

ITALI- Fitorja me Interin javën e kaluar mbetet një kujtim i largët, sepse sot Lazio humbet ndaj Veronës me shifrat 4-1. Takimi i vlefshëm për javën e 9-të të Serie A foli për veronezët të cilët e mbyllën pjesën e parë me shifrat 2-0. Giovanni Simeone realizoi dy herë, në minutat 30′ dhe 36′.

Në pjesën e dytë, vetëm pak sekonda ju deshën kapitenit të Lazios, Ciro Immobile për të rikthyer në jetë ekipin e tij duke e çuar rezultatin në 2-1. Dhe kur të gjithë prisnin që Lazio të ringjallej, ishte përsëri Giovanni Simeone që njësoj si në golin e parë, lexoi mjaft mirë një pasim të Caprarit duke e çuar rezultatin në 3-1. Simone shënoi edhe golin e katërt për Veronën duke vulosur edhe rezultatin përfundimtar të takimit në 4-1.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport lazio simeone verona lazio simeone verona

Sondazh

Poll