Politike

“Vetëvendosja” në Tiranë feston 14-vjetorin e krijimit, këngë e pije te Liqeni Artificial (FOTO)

13 Qershor 2019, 09:38 Nga DOSJA
“Vetëvendosja” në Tiranë feston 14-vjetorin e

Tiranë- Ditën e djeshme Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë ka festuar ditën e 14-vjetorit të krijimit të saj. Mbledhja është bërë në Parkun e Liqenit të Tiranës ku nuk munguan edhe figura të kësaj partie nga Kosova.

Po kështu aktiviteti u shoqërua me diskutime, këngë dhe ushqime e pije që aktivistët kishin sjell vete.

Foto nga aktiviteti dje:

Reagimi i plotë:

N’park me Lëvizjen në shënimin e 14 vjetorit të themelimit

Mbrëmë, aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! Qendra në Shqipëri u mblodhën në Parkun e Liqenit Artificial të Tiranës në një aktivitet socio-kulturor për të shënuar 14 vjetorin e themelimit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, që përkon edhe me 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës.

Në këtë aktivitet na u bashkua nga Kosova edhe aktivisti Valon Hoti, Koordinator në Sekretariatin e Përgjithshëm, dhe deputeti dhe bashkëthemeluesi i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Liburn Aliu, i cili mbajti një fjalë rasti. Ai tregoi për mënyrën se si Lëvizja është vazhdimësi e të gjitha lëvizjeve të mëhershme të rezistencës së shqiptarëve për çlirim dhe bashkim kombëtar. Më tej, ai foli për kontekstin në të cilin u themelua Lëvizja, si dhe organizimin sistematik dhe sakrificat që kanë sjell rritjen e Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Si aktivist e deputet, dhe si ish i burgosur politik për 4 vite nga Serbia, Liburn Aliu solli shembullin e gjallë të asaj çka do të thotë t’ia kushtosh një jetë të tërë çlirimit dhe zhvillimit të mëmëdheut.

Aktiviteti u shoqërua me diskutime, këngë dhe ushqime e pije që aktivistët kishin sjell vete. Ata u kujdesën në fund që të pastrohej ambienti ku u mblodhëm në Park.

Tiranë, 13 qershor 2019 Lëvizja VETËVENDOSJE!
Qendra në Shqipëri

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 14-vjet vetëvendosje levizja vetevendosje ne tirane 14-vjet vetëvendosje levizja vetevendosje ne tirane

Sondazh

Poll