Politike

Fino i drejtohet Metës: Nëse nuk të pëlqen ajo zyrë nuk është faji ynë. S’të shkarkoj

13 Qershor 2019, 09:24 Nga DOSJA
Fino i drejtohet Metës: Nëse nuk të pëlqen ajo zyrë nuk

TIRANË- Deputeti Bashkim Fino në fjalën e tij në Kuvend për debatin e dekretit të Metës, për anulimin e 30 qershorit.

Fino tha se  nuk do të votonte për shkarkimin e Metës, pasi do që ta lë deri në fund të vijojë punën për të cilën është zgjedhur.

“30 qershori nuk është caktuar nga askush, por është një nga dy datat që është zgjedhur me konsultim. Pas daljes së dekretit Presidenti ka ezaruar punën e tij, pas publikimit të këtij dekreti. Por të nxjerrësh një dekret mbi një dekret tjetër është njësoj si të grisësh kalendaritn dhe të thuash u zhduk dhe data. Por Meta me dekretin që bëri tha se pa dashur unë ju nu k do bëni zgjedhje”, tha deputeti i PS.

Më tej Fino u shpreh: Presidenti nuk ka pjesë në zgjedhje, pasi ai nuk është palë në zgjedhje, nëse do të marrësh pjesë në zgjedhje nuk duhet të jesh në atë zyrë. Nëse ajo zyrë nuk të pëlqen kjo nuk është faji ynë.

Ndërs anë fund teksa fliste për zgjedhje dhe shkarkimin e Metës tha “se gabimi që kemi bërë dikur nuk mund ta vijojmë deri në fund që të luajë lojën e tij dhe nuk është zgjidhja me shkarkim”.

Ditën e sotme, 5 orë debat në Kuvendin e Shqipërisë për dekretin e anulimit të zgjedhjeve nga Meta. Socialistët janë shfaqur të tërhequr nga kërkesa e tyre për shkarkim. Njëzëri ata deklaruan se presidenti ka shkelur Kushtetutën, por duhet të reflektojë. Rama i kujtoi mëkatet Metës dhe i kërkoi të reflektojë. Opozita e re, në mbështetje të qeverisë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bashkim fino debati për shkarkimin e metës ps shkarkon metën seanca plenare 13 qershor 2019 bashkim fino debati për shkarkimin e metës ps shkarkon metën seanca plenare 13 qershor 2019

Sondazh

Poll

Politike 13 Qershor 2019, 08:35

Tiranë- Në seancën e sotme të Kuvendit është duke i diskutuar rezoluta për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.  Deputeti Lefter Maliqi ka replikuar në mënyrë të...