Politike

Idajet Beqiri kërkon ç’regjistrimin nga zgjedhjet, KQZ e rrëzon, dekreti i Metës në dorën e Kolegjit Zgjedhor

13 Qershor 2019, 09:25 Nga DOSJA
Idajet Beqiri kërkon ç’regjistrimin nga zgjedhjet, KQZ e

TIRANË- Mazhoranca në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ka rrëzuar kërkesën e Idajet Beqirit për të hequr partinë  e tij nga listat zgjedhore për 30 qershorin. Në një shkresë dërguar KQZ-së, Beqiri tha se zgjedhjet janë anuluar me dekret të presidentit Ilir Meta dhe megjithëse dekreti është anti-kushtetues siç tha vetë, është i detyruar të zbatojë vendimin e partisë “Uniteti Kombëtar”, për të ç’regjistruar partinë.

Por ky vendim i KQZ tanimë i takon të gjykohet nga Kolegji Zgjedhor, pasi Beqiri nuk do që të shkojë më në zgjedhje. Me kalimin e këtij vendimi në Kolegjin Zgjedhor, për herë të parë, dekretit të Metës do t’i bëhet gjykimi nga një institucion.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e rrëzoi dekretin e Metës për anulimin e zgjedhjeve në mbledhjen e shkuar, duke e quajtur atë “nul”. 4 anëtarët e PS në këtë komision thanë se puna do të vijojë duke e mos marrë parasysh këtë dekret.

Njësoj si në mbledhjen e shkuar edhe këtë mbledhje, Klement Zguri braktisi karrigen e kryetarit me arsyetimin se nuk mund të diskutojë për dekretin e Metës.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike idajet beqiri kolegji zgjedhor shtyrja e zgjedhjeve lokale idajet beqiri kolegji zgjedhor shtyrja e zgjedhjeve lokale

Sondazh

Poll

Politike 13 Qershor 2019, 08:35

Tiranë- Në seancën e sotme të Kuvendit është duke i diskutuar rezoluta për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.  Deputeti Lefter Maliqi ka replikuar në mënyrë të...