Politike

‘IT-ja, prijani, hiqjani…’, tensione në Kuvend mes Ruçit dhe Finos, deputeti i PS del kundër Ramës

13 Qershor 2019, 09:29 Nga DOSJA
‘IT-ja, prijani, hiqjani…’, tensione në Kuvend mes

TIRANE- Në seancën e sotme plenare në Kuvend, një moment acarimi u shënua mes deputetit socialist Bashkim Fino dhe kryeparlamentarit Gramoz Ruçi.

Ruçi i kërkoi Finos që të përfundonte fjalën, por deputeti vazhdoi ende të qëndronte në foltore, duke thënë se gabimi i PS nuk rregullohet duke shkarkuar Metën.

Kjo ka mjaftuar që Ruçi të thërrasë në ndihmë sistemin e IT në Kuvend, për t’i hequr fjalën Finos.

Replikat e plota:

Fino: Ta lemë Metën ta çojë deri në fund skemën e tij.

Ruçi: Zoti Fino ju lutem.

Fino: S’mendoj se shkarkimi i Metës i jep zgjidhje gabimit që kemi bërë.

Ditën e sotme, 5 orë debat në Kuvendin e Shqipërisë për dekretin e anulimit të zgjedhjeve nga Meta. Socialistët janë shfaqur të tërhequr nga kërkesa e tyre për shkarkim.

Njëzëri ata deklaruan se presidenti ka shkelur Kushtetutën, por duhet të reflektojë. Rama i kujtoi mëkatet Metës dhe i kërkoi të reflektojë. Opozita e re, në mbështetje të qeverisë.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bashkim fino gramoz ruci sherr ne ps bashkim fino gramoz ruci sherr ne ps

Sondazh

Poll