Politike

Braçe i lexon Kushtetutën Metës: Në 30 qershor në zgjedhje, dekreti, krim kushtetues

13 Qershor 2019, 09:18 Nga DOSJA
Braçe i lexon Kushtetutën Metës: Në 30 qershor në

TIRANE- Zv.kryeministri Erion Braçe i ka kujtuar presidentit Ilir Meta, 18 nene të Kushtetutës në lidhje me situatën në vend pas dekretit për anulimin e zgjedhjeve.

Braçe tha se zgjedhjet do të bëhen në 30 qershor, dhe se nuk ka më asnjë parti që i imponon mazhorancës një krim të tillë kushtetues.

Pjesë nga fjala e Braçes:

Unë dua të lexoj disa nga nenet pa i komentuar ato, por për hatër të shqiptarëve. Neni parë, Shqipëria është republikë parlamentare. (Vazhdon lexon 18 nenet e Kushtetutës). Sikur vetëm kaq të kishte lexuar presidenti. Dua të ndalem në dy çështje. E drejta për të zgjedhur. Pushtet pa zgjedhur nuk ka. E drejta për të zgjedhur me votë përfaqësuesit në qeverisjen vendore dhe qendrore nuk pengohet.

Nuk ka krim më të madh kushtetues se ky. Në vitin 1996 janë manipuluar zgjedhjet, por nuk u shfuqizua e drejta e zgjedhjeve. Imagjino në 2021, të dalë PS e të thotë se nuk dua të hyj në zgjedhje, të rri në pushtet sa të dua.

Kthehuni pas në kohë. PS hyri në zgjedhje në 2013 nga këta që e vodhën, i morën pushtetin këta që duan të krijojnë këtë precedent. Ne nuk jemi këta. Ne nuk duam pushtet pa zgjedhje. Në 30 qershor është një rrugë  e nisur kushtetueshmërisht. Kurrkush nuk mund t’i imponojë mazhorancës një shkelje kushtetuese. Kjo ka marrë fund që në 2017.

Ditën e sotme, 5 orë debat në Kuvendin e Shqipërisë për dekretin e anulimit të zgjedhjeve nga Meta. Socialistët janë shfaqur të tërhequr nga kërkesa e tyre për shkarkim.

Njëzëri ata deklaruan se presidenti ka shkelur Kushtetutën, por duhet të reflektojë. Rama i kujtoi mëkatet Metës dhe i kërkoi të reflektojë. Opozita e re, në mbështetje të qeverisë.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike erion brace ps shkarkon metën seanca plenare 13 qershor 2019 erion brace ps shkarkon metën seanca plenare 13 qershor 2019

Sondazh

Poll

Politike 13 Qershor 2019, 08:35

Tiranë- Në seancën e sotme të Kuvendit është duke i diskutuar rezoluta për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.  Deputeti Lefter Maliqi ka replikuar në mënyrë të...