Sport

Barcelona-Real Madrid me kapacitet të plotë, ja vendimi i qeverisë spanjolle

22 Tetor 2021, 17:21 Nga DOSJA
Barcelona-Real Madrid me kapacitet të plotë, ja vendimi i

SPANJË-“El Clasico” mund të ketë humbur disi shkëlqimin me largimet e Messit dhe Sergio Ramos, por qeveria spanjolle ka menduar një plan ndryshe për ta bërë takimin mes Barcelonës dhe Real Madrid më interesant. Takimi do të luhet në masën 100% dhe në stadium do të jenë mbi 90 mijë spektatorë për ta bërë akoma edhe më të bukur këtë duel.

“El Clasico” i fundit që ka qenë me praninë e spektatorëve është luajtur më 1 mars 2020. Reali i Madridit fitonte 2-0 në “Santiago Bernabeu” përballë Barcelonës, në prani të 78 357 tifozëve. Vinicius dhe Mariano i jepnin fitoren Realit.

Lokalet, restorantet dhe shumë qendra të tjera ishin të mbyllura deri para një jave. Më 15 tetor u mor vendimi që ambjentet e brendshme të hapeshin në kapacitet të plotë. Prandaj, është e para Barcelona – Real Madrid me kapacitet të plotë që nga shpallja e krizës shëndetësore.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport barcelona real madrid barcelona real madrid

Sondazh

Poll