Sport

Sheikët blejnë Interin? Vijnë konfirmime të rëndësishme: “Çdo gjë mund të mbyllet…

22 Tetor 2021, 15:08 Nga DOSJA
Sheikët blejnë Interin? Vijnë konfirmime të

ITALI-Pas blerjes së Neëcastle, fondi sovran saudit PIF nuk ka ndërmend të ndalet. Në të vërtetë, arabët kërkojnë të shkojnë edhe në Itali. Në fakt, negociatat për blerjen e Interit është e vërtetë. Këtë e ka zbuluar gazetari Enzo Bucchioni në një editorial të shkruar për Tuttomercatoweb.com.

Fondi sovran i Arabisë Saudite PIF, i udhëhequr nga Sheikh Bin Al Salman, është në procesin e blerjes së shumicës së aksioneve të Interit. Thashethemet e javëve të fundit në fakt po gjejnë konfirmim, siç shpjegoi gazetari Enzo Bucchioni: “Fondi Pif nuk e ka braktisur idenë e blerjes së Interit. Në të vërtetë, thashethemet për një marrëveshje janë konfirmuar. Objektivi mbetet mbyllja deri në fund të vitit.

Ka firma të specializuara sigurisht që po studiojnë në detaje llogaritë e Interit dhe fokusohen në hapat e shitjes së mundshme”, vijon gazetari në editorialin e tij. Më pas ai flet edhe për shifrat: “Sipas thashethemeve të ripërtëritura edhe nga subjektet në botën financiare, marrëveshja e arritur do të ishte shumë afër shifrës së kërkuar fillimisht nga presidenca kineze, rreth një miliard euro. Priten vetëm konfirmime ose mohime. Por nëse këto thashetheme nuk do të kishin bazë, mohimet zyrtare do të kishin mbërritur tashmë”.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport inter inter

Sondazh

Poll