Sport

“Tani duhet të rikuperohem”! Telashet nuk përfundojnë për Dortmundin,Haaland…

22 Tetor 2021, 14:40 Nga DOSJA
“Tani duhet të rikuperohem”! Telashet nuk përfundojnë

GJERMANI-Pa e marrë ende veten nga humbja shokuese 4-0 ndaj Ajaxit në Champions League, Borussia Dortmund merr një tjetër lajm tronditës. Sulmuesi Erling Haaland ka pësuar një dëmtim dhe do të mungojë për disa javë, duke “braktisur” skuadrën në një moment vërtetë të vështirë.

Marco Rose është interesuar për gjendjen e yllit norvegjez. Trajneri i Borussias, ka folur në prag të ndeshjes kundër Arminia Bielefeld: “Erling do të mungojë për disa javë, ai dëmtoi shpinën.”

Ndoshta sulmuesi ka paguar pasojat e rikthimit të tij të nxituar në fushë. Në profilin e tij në Instagram ai ka postuar një mesazh për tifozët e tij: “Koha për t’u fokusuar te rikuperimi. Do të kthehem më i fortë”.

 

 

 

A post shared by Erling Braut Haaland (@erling.haaland)

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport borussia dortmund haaland borussia dortmund haaland

Sondazh

Poll