Sport

Pritjes po i vjen fundi/ Kukësi publikon shtrimin e tapetit, ja kur luhet…

22 Tetor 2021, 12:10 Nga DOSJA
Pritjes po i vjen fundi/ Kukësi publikon shtrimin e tapetit, ja kur

KUKËS-Pritjes po i vjen fundi. Klubi i Kukësit ka publikuar pamjet e fundit nga stadiumi “Zeqir Ymeri”, ku ka nisur shtrimi i tapetit të blertë. Me bar natyral është duke u shtruar impianti, që muajin që vjen do presë verilindorët në shtëpi, pas tre vitesh shtegëtim.

Gjithçka duket fantastike, me stadiumin që po i jepet dora e fundit edhe me tapetin. Pajisja me stola ka përfunduar, si edhe kullat e ndriçimit. Dhomat e zhveshjes dhe gjithë pjesa mbështetsë prej kohësh është gati, teksa nga përfundimi I vendosjes së barit, skuadrës do i duhet të presë edhe gati 20 ditë për të pasur në stadium tifozët e tyre.

POSTIMI I KLUBIT TË KUKËSIT

Sot ka nisur puna në stadiumin “Zeqir Ymeri” për shtrimin e tapetit. Procesi i shtrimit do të përfundojë brenda pak ditëve, teksa më pas do të duhen të paktën 3 javë për të zhvilluar ndeshjen e parë në stadiumin e ri.

Ndryshe nga stadiumi i vjetër, fusha do të jetë me bar natyral ndërkohë që do të ketë edhe impiant ndriçimi dhe për herë të parë, ndeshjet në stadiumin e ri mund të luhen edhe natën.Krahas stadiumit, drejt përfundimit është edhe fusha stërvitore, e cila do t’i vijë në ndihmë ekipit për stërvitje por edhe skuadrave të moshave.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport kukesi kukesi

Sondazh

Poll