Sport

Kthimi natën në Romë dhe stërvitje në mëngjes, “rreshter” Mourinho nuk pyet për…

22 Tetor 2021, 11:57 Nga DOSJA
Kthimi natën në Romë dhe stërvitje në mëngjes,

ROMË– Nuk ka pushim për Romën pas humbjes së turpshme ndaj Bodo/Glimt. Skuadra verdhekuqe në fund të ndeshjes u rikthye brenda natës në kryeqytet. Zbritja në Fiumicino në 2:30 të mëngjesit dhe lojtarët që u kthyen së bashku me Mourinhon në Trigoria dhe të gjithë qëndruan në qendrën sportive.

Nuk ka asnjë ndalesë, sepse Mourinho donte të organizonte seancën stërvitore në orën 11.30 të mëngjesit të sotëm. Ekipi fillimisht zhvilloi një stërvitje të lehtë në palestër dhe më pas në fushë, por edhe për folur për humbjen 6-1 pas stërvitjes.

Sot skuadra nisi përgatitjet për ndeshjen e së dielës kundër Napolit, një ndeshje e rëndësishme për të qëndruar në katër vendet e para dhe për të shpëtuar fytyrën për humbjes poshtëruese në Conference League.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport mourinho roma mourinho roma

Sondazh

Poll