Sport

Juve-Inter 1998/ Moratti cinik: “Edhe po të kishte Var, nuk do jepej penallti”!

22 Tetor 2021, 11:27 Nga DOSJA
Juve-Inter 1998/ Moratti cinik: “Edhe po të kishte Var, nuk do jepej

ITALI-Kur flet Massimo Moratti është e pamundur të mos preken temat e nxehta të futbollit,sidomos Juventus. Ish-presidenti i Interit ka folur në prag të derbit të Italisë që do të luhet ditën e dielë mes dy skuadrave që prej shumë vitesh kanë prodhuar tension edhe jashtë fushës së blertë.

Ajo që është ngulitur në memorien e interistëve është episodi i famshëm i vitit 1998 ku kontakti Iuliano-Ronaldo nuk u akordua penallti, gjë që ndikoi edhe në ecurinë e zikaltërve për të mos fituar titullin kampion.

“Çfarë do të kishte ndodhur nëse do të kishte pasur Var në atë ndeshje në “San Siro? Unë mendoj se do të ishte njësoj, sepse pas VAR-it, do të kishte njerëz që mendonin në të njëjtën mënyrë siç u vendos në atë ndeshje. Pra asnjë vendim i kundërt”, tha Moratti duke “thumbuar” sistemin e atëhershëm të kapur nga Moggi me shokë.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport inter moratti inter moratti

Sondazh

Poll