Politike

VD-Fati i atyre që kundërshtojnë? Basha: Jam akuzuar se kam qenë tepër i butë

23 Tetor 2021, 13:10 Nga DOSJA
VD-Fati i atyre që kundërshtojnë? Basha: Jam akuzuar se kam

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u pyet ditën e sotme nga gazetarët se cili do jetë fati i personave që kundërshtojnë përjashtimin nga PD. Basha tha se është i hapur ndaj mendimit kritik, duke shtuar se çdo njeri është këshilluar, paralajmëruar mirëpo nëse vazhdon që t’i bjerë shkelm sakrificës së demokratëve.


Pyetje: A do të jetë fati i atyre që kundërshtojnë përjashtimi?

Basha: Ky është një rrëfim i rremë që mundohet të ngulitet nga mediat e rrënuara. Nëse ka një njeri të hapur ndaj mendimit kritik në këto 30 vite jam. Por një gjë është mendimi kritik, dhe një gjë tjetër është që me vetëdije apo jo t’i shërbesh Edi Ramës për të përçarë PD-në. Prandaj çdokush thirret , këshillohet, paralajmërohet, por nëse ai vazhdon t’i bjerë me shkelm sakrificës së demokratëve është detyra ime që të veproj dhe është neglizhëencë e pafalshme që të mos veproj. Këto janë parimet që veproj unë.

Ndërsa deklarimet që keto bëhen për inate, kush e njeh këtë parti këto 8 vite e di që kurë unë nuk kam vepruar as mbi bazë inati as mbi bazë zemërimi. Madje jam akuzuar se kam qenë tepër i butë dhe tolerant me ata që prej kohësh duhet të paguanin faturën e papërgjegjsëmerisë dhe të tradhëtimit të interesave dhe sakrificës së demokratëve. Akuzë të cilën ndoshta pjesërisht e meritoj. Ndonëse në tërësi jam karakterizuar nga vendime përbashkuese dhe jo përçarëse. Djhe vendimi i fundit ka qenë për të parandaluar përçarjen. Sepse interesat e askujt personale nuk do dalin mbi interesat e demokratëve.

LAJMI KRYESOR: Basha: Rama nuk do sabotojë Komisionet! Vendimi për Becchetin është publik

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike basha me gazetaret 23 tetor 2021 lulzim basha basha me gazetaret 23 tetor 2021 lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 22 Tetor 2021, 17:58

Kuizi i Ramës: E gjeni dot ku është ky qytet?

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë një kuic për qytetarët në Facebook. Teksa ka postuar disa foto të një qyteti, Rama ka pyetur ndjekësit, se në cilin q...